Kelmendi: Dështimin e rezolutës e orkestroi LDK dhe kryeministri Mustafa (Video)

13.10.2016 21:14:30

Deputeti i pavarur dhe iniciuesi i debatit të fundit në Kuvend, ku u fol për arrestimin e komandantit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, Gëzim Kelmendi ka thënë se dështimi i Rezolutës që ai e kishte propozuar ku parashihej edhe pezullimin i bisedimeve me Sebinë, është orkestruar nga deputetët e LDK-së me urdhër të kryeministrit Isa Mustafa.

Kelmendi thotë se ka llogaritur shumë në deputetët e PDK-së, por që në fund thotë të jetë tradhtuar nga këta të fundit.

Ky deputet i pavarur ka komentuar edhe katër letrat e presidentit Thaçi, duke e quajtur këtë veprim si strategjik nga ana e presidentit.

Deputeti Kelmendi ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë e Drejtësisë, subjekt që i ka takuar, ndërsa ka shtuar se është i befasuar me zhvillimet e aty.

Ai ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Partinë e Drejtësisë.