Kelmendi mbështetë bizneset edhe në Suharekë (Video)

18.11.2016 20:30:35

Zëvendëskryeministri i Kosovës,Ramiz Kelmendi në vazhdën e vizitave që ka filluar pas marrjes së kësaj pozite, nëpër komunat e vendit kësaj radhe ka zgjedhur të vizitojë Komunën e Suharekës.

Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen sa më afër me sfidat dhe problemet me të cilat përballet kjo komunë dhe bizneset e kësaj të fundit. Zëvendëskryeministri Kelmendi së pari u prit nga kryetari i komunës, Sali Asllanaj, të cilit i ofroi mbështetje të Qeverisë për zhvillim ekonomik.

Kryetari, Asllanaj deklaroi se zgjedhja e Kelmendit në këtë pozitë është gjë e qëlluar për shkak se zëvendëskryeministri Kelmendi ka njohuri të mjaftueshme që t’i jap shtytje zhvillimit ekonomik.