Kelmendi: S’mund ta shfuqizojmë Specialen, veç bëhemi horë

04.01.2018 19:05:54

Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se zhbërja e Gjykatës Speciale nuk do të gjejnë shpëtim ata që ua ka mësyrë Gjykata Speciale. Zhbërja e saj, sipas Kelmendit, vetëm se do të tregojë se Kosovë është shtet joserioz dhe nuk i respekton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se si do të mund t’i shpëtonte Kosova Gjykatës Speciale, sipas tij.

Në rast se s’do të ndodhnin ngjarjet e marsit 2004, nëse Kosova do të themelonte një Gjykatë për Krime të luftës dhe nëse raporti i Dick Martyt kurrë nuk do të miratohej në Këshill të Evropës; këto do të ishin arsyet e të cilat Kelmendi supozon se do të shmangnin ekzistencën e Speciales.

“Nëse disa deputetë të Kuvendit të Kosovës do të mashtrohen ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, të cilën i njëjti Kuvend e ka miratuar, vetëm sa do ta bëjnë Kosovën një banana republikë, ku nuk vlejnë as ligjet e veta, as marrëveshjet ndërkombëtare, as respekti për shtetet mike”, ka shkruar Kelmendi.

Sipas gazetarit, ata që do t’i akuzonte Gjykata Speciale, s’do të mund t’i shmangen drejtësisë ndërkombëtare, nëse ajo ka vendosur t’i ndjek.