KENDOJNE PER JU…serenate poetike

04.01.2021 00:15:24

“Besoni,poetet bëjnë “vaksina Vargje”, të luftojnë me shpirt Pandeminë.”-L.K. -Pafundësi hapësirash tokësore , bota e pasur shpiretërore e poezisë, galaktikë, planetesh e yje,rreze drite, dashuria njerëzore e gjithësisë. & Kur shkruaj vargje, një vjershë, më vijnë muza pa mbarim, veten e shoh si në ëndërr… fjalët më rrjedhin si ujëvarë.. & Hipur mbi kalë a mbi retë, i pirë ,i bërë sarosh xurxull, i dehur nga lajkat e reketë, mendjen e kam të kthjellët. & Si qenka kjo muza virane, të vjen pa prtiur, pa ftesë, të sillet mendja vërdallë.. sikur derdhen butet me verë & Ti këndon a qan, lotët i derdh në vargje, digjesh si nje drithërosh, margaritere i bën fjalet. & Poezia, ndjenjë e shkruar me fjalë, dhimbje nga shpirt i thellë, të vlon në gji,zjarr si llavë, s’është zeher por mjaltë e dashuri. & Kur ndjenja bëhet fjalë , fjala njgjallet në art, arti shndohte në varg, tekst,melodi,kjo është poezi. & S’ka si vargu i popullit, lëng i shelgut të zallit, kështu më pëlqen, preferoj, stil im modern,të jem origjinal . & Të bësh poezi,s’eshtë lehtë është talent, art ,mjeshtëri, te shkruajme persembari, fjala të rrjedhë si përroi i malt. & Më mirë të bëj kala, mos bëj avlli,gur mbi gurët, ti ve notat në pentagram, të skalit, të lëmoj fjalët.. & Poezia kërkon e një llustër sherbet si kremi mbi tourtë me mistri e me furçë. të shndrise si meremer,.. & Fjala është art,ilac dhe shpresë, shpirtin ta ushqen të njgjall,të qesh, poezia është bukë ,maja e brumë burim jete që s’shteron kurrë. & S’janë çudira,janë mrekullira , bota e madhe, pa kufi e poetit, lum kush ri në këtë galektikë, në kashtën e kumrit mbetet yjni. & Janë grimca nga mjeshtëria e poetit, bota e e tij e thellë ,nuk njeh dylbi, sheh me teleskop yjet e meteoret, s’ka ndalesë për të në gjithsië. & Epitaf i Letrave lexohet në vareza: ” ç’mbetet nga shosha e jetës, që lexohet nga shekujt,kujtesa , s’është ender, poezi e te vërtetës… -Besoni,poetet bëjnë “Vaksina vargje” , të luftojnë me shpirt Pandeminë ” !. GEZUAR …21 ,me shendet e dashuri!

Luan Kalana.SHBA.