Kërcënimi i prokurores Drita Hajdari, Policia arreston një person

11.01.2020 22:48:55

Pas kërcënimit të prokurores speciale, Drita Hajdarit, Policia e Kosovës iu ka rënë në gjurmë disa personave nga të cilët njëri nga ta është arrestuar.

Mësohet se ai është arrestuar në një lagje në Prishtinë, por deri me tani policia nuk kanë dhënë informacione lidhur me rastin.

Prokurorja Hajdari, të shtunën ka njoftuar se është kërcënuar me jetën nga disa persona.

Hajdari e kishte paraqitur rastin në Polici.

Ndërkaq, lidhur me rastin pati reagime nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit.

Po ashtu edhe ish- shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, i implikuar në rastin “Pronto”, e dënoi rastin.

Grabovci i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime, derisa ka bërë thirrje që të zbulohen kërcënuesit.

Prokurorja kishte ngritur dhe përfaqësuar aktakuzën në rastin “Pronto”, përfshirë Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajaziti e të tjerë.