Kërcënimi ndaj Llallës, reagon kryeprokurori

23.09.2016 19:00:12

Në media, është raportuar se ka pasur kërcënim për jetën, në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Televizioni “Top Channel” kishte raportuar për kërcënimin, duke shkruar: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”. Prokurori i Përgjithshëm ka sqaruar se po vijon punën e tij normalisht dhe se edhe Prokuroria si institucion, vijon të punojë normalisht, në bazë të ligjeve.

“Lidhur me interesimin Tuaj, pas lajmit të publikuar në televizionin ‘Top Channel’, me titull: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”, sqarohet në komunikatë.