Kërcënon se do të vrasë gruan dhe fëmijët, nëse e kthejnë në Kosovë!

17.08.2016 20:42:17

Për të penguar dëbimin e tij dhe të familjes në Kosovë, një kosovar 36-vjeçar ka kërcënuar se do të therte gruan dhe fëmijët. Ai e ka bërë këtë para syve të policëve, duke mbajtur në dorë një thikë kuzhine me të cilën kërcënonte gruan.

Kjo ka ndodhur sot (e mërkurë) në orët e paradites në Ramstein (Kaiserslautern, Gjermani), në momentin kur policët kishin shkuar në banesën ku ishte e strehuar familja prej gjashtë anëtarëve, përcjell albinfo.ch. Ai kërcënonte se do ta godiste gruan e tij 34-vjeçare, nëse Policia nuk do ta anulonte dëbimin e familjes.

Përfundimisht është dashur të ndodhte ndërhyrja e forcave speciale për ta neutralizuar dhe arrestuar 36-vjeçarin. Gruaja dhe katër fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe për ta po kujdeset Enti i kujdestarisë për të rinj.