Kërcënon Trump: Brenda 48 orësh do t’i përgjigjemi sulmit kimik në Siri

09.04.2018 18:45:08
Donald Trump ka dënuar sulmin e dyshuar të gazit helmues në Siri dhe thotë se ai do të marrë një vendim për përgjigjen e SHBA-ve ndaj këtij sulmi brenda 48 orësh.

Duke folur me gazetarët kur ai e mblodhi kabinetin e tij, Trump tha: “Nuk mund të lejojmë mizoritë si kjo”, duke shtuar se ai nuk kishte dyshime rreth asaj se kush qëndronte pas sulmit të gazit helmues në periferi të Damaskut të Doumës, e cila vrau 42 vetë dhe preku qindra të tjerë, transmeton lajmi.net

“Nëse është Rusia, Siria ose Irani, nëse janë të gjitha bashkë, ne do ta kuptojmë shumë shpejt. Pra, ne po kërkojmë fajtorin shumë, shumë fuqishëm,” tha Trump, me këshilltarin e tij të ri të sigurisë kombëtare, John Bolton.

Trump u shpreh se ky është sulm kundër njerëzimit. “Kjo ka të bëjë me njerëzimin, po flasim për njerëzimin”, u shpreh Trump.

Trump foli për Emmanuel Macron të dielën lidhur me sulmin kimik në Siri dhe dy presidentët ranë dakord se do të bashkërendojnë një përgjigje të fortë të përbashkët”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Rusia këmbëngul se nuk ka prova kundër saj. Në vend të kësaj, ata fajësuan Izraein për shkallëzimin e situatës në Siri.

SHBA-të janë duke u konsultuar me Francën dhe Mbretërinë e Bashkar për të kordinuar përgjigjet që do t’i japin sulmit kimik i cili ka ndodhur në Siri.