Kërzhaloski: LSDM-ja e vazhdon krizën në vend

21.02.2017 19:11:39

Luka Kërzhaloski nga radhët e OBRM-PDUKM-së sot në një konferencë për shtyp theksoi se LSDM-ja e vazhdon krizën në vend, e me këtë sipas tij, e pamundëson realizimin e projekteve nga programi i OBRM-PDUKM-së “Realisht”.

“LSDM-ja me sjelljen e saj jo të përgjegjshme, i pengon shumë projektet që janë në interes të qytetarëve. Një nga projektet që është dashur të fillojë këtë vit është projekti për ristartimin e kapaciteteve ekonomike”, deklaroi Kërzhaloski.

Ai gjithashtu potecoi se, për këtë proces duhet të pfrphet ndihmë shtetërore me qëllim të krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me theks të veçantë në angazhimin e të punësuarve të mëparshëm.