Këshilli i Investitorëve Evropian mbështet reformat fiskale

28.02.2017 15:41:06

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, mori pjesë në raundin e dytë të Platformës së Dialogut për Investime, i cili u organizua nga Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet që kemi arritur.
E vlerësoj lart bashkëpunimin që kemi me Këshillin e Investitorëve Evropian drejt përmirësimit të ambientit biznesor në Kosovë. Ne kemi përmbushur në masë të madhe kërkesat e këtij Këshilli.

Mendoj që norma e zhvillimit ekonomik, efekti në punësim dhe në të hyra buxhetore, në masë të madhe i atribuohen pakos së parë fiskale. Tani jemi në finalizim të pakos së dytë fiskale. Besoj shumë shpejt do ta prezantojmë në Qeveri për aprovim.

Është, mendoj, ndër reformat më të thella që janë bërë në dhjetë vitet e fundit dhe përmes kësaj, ne përmbyllim pjesën e reformave ligjore. Ajo çfarë mbetet më tutje, është rritja e efikasitetit institucional në të bërit biznes”, tha ministri Hoti.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës