Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së, nesër diskuton për Ballkanin Perëndimor

05.03.2017 23:14:24

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, do të shqyrtojë të hënën, më 6 mars, situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim, shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, do t’i lajmërojë ministrat për rezultatet e vizitës së saj në rajon.

Pritet që Këshilli të miratojë konkludimet, të cilat do të jenë baza për raportin të cilin liderët e 28 vendeve anëtare do ta miratojnë për Ballkanin Perëndimor në samitin më 9 dhe 10 mars në Bruksel.