Këshilltari i presidentit të Koresë së Jugut thotë se Kim Jong-U është gjallë

26.04.2020 14:46:18
North Korean leader Kim Jong Un smiles next to U.S. President Donald Trump (not pictured) at the Capella Hotel on Sentosa island in Singapore June 12, 2018. Kevin Lim/The Straits Times via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY - RC11BA0C9A60

Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit të Koresë së Jugut, Jae Yong Yong, Chung in-Mun tha sot se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është gjallë dhe mirë.

Ai gjithashtu shtoi se lideri veri-korean ndodhet në zonën Vonsan që nga 13 prilli.

“Asnjë zhvillim i dyshimtë nuk është vërejtur deri më tani,” tha ai, transmeton Newsweek.

Ndërsa javën e kaluar, media botërore ka shkruar se shëndeti i Kim Jong Un është kompromentuar dhe shumë kanë spekuluar se ai ka vdekur.

Kim nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli, dhe është thënë se ai kishte një operacion dhe është në gjendje të dobët shëndetësore.

Më herët ditën e sotme, në mediat sociale u shfaq një fotografi ku gjoja dukej Kim Jong-Un në një arkivol xhami, por nuk është konfirmuar nëse pamjet janë autentike.