Kështu duket një futbollist i kompletuar sipas Neymarit

11.12.2016 22:04:44
Neymar beson se ai duhet të jetë përzierje e Lionel Messit, Andres Iniesta, Romarios, Ronaldinhos, Ronaldo Nazarios, për të qenë një futbollist i kompletuar.
Ylli i Barcelonës gjatë një interviste për CNN, ka zbuluar se ai duhet të ketë disa nga aftësitë e disa yjeve të futbollit, për të qenë një futbollist i kompletuar.

Për teknikë ai zgjedh Messin, ndërsa për personalitet zgjedh Iniestan.

Ja cilësitë që kërkon Neymar për t’u bërë një futbollist i kompletuar:

Shpejtësinë si të Ronaldo Nazarios

Të prekurën e parë të topit si të Romarios

Teknikën e Lionel Messit

Forcën e Ronaldo Nazarios

Visionin e Ronaldinhos

Humorin e Dani Alves

Personalitetin e Andres Iniestas

Flokët e Neymarit