Kështu e kujton Rasim Selmanaj, Jeton Kuçin…

05.05.2018 21:06:20
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka kujtuar Jeton Kuçin i cili pak ditë më parë humbin jetën në mënyrë tragjike.

Selmanaj ka marrë shkas një fotografi nga Festivali i Deçanit që ishte organizuar vitin e kaluar për të kujtuar Kuçin.

“Deçan. Në natën e dytë të festivalit! Po flas me Jeton Kuçin se na paska marr malli! Zoti e paska shkru me mbet përgjithmonë i ri! I buzëqeshur, i dashur e me zemër të bardhë! Kështu do të jetosh në zemrat tona!”, ka shkruar Selmanaj.