Kështu ecin qytetarët që të mbrohen nga balta në një rrugicë të Prishtinës

20.02.2018 14:22:54
Që të ecin më këmbë, në një rrugicë në Prishtinë, qytetarët detyrohen që të ‘mbathin’ edhe qese, në mënyrë që të mos baltosën kur bije shi.

Në rrugën “Vëllezërit Fazliu” , në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare II, është një rrugice e pa shtruar. Kur bije shi ka shume baltë . Pos lëvizjeve të përditshme, në këtë rrugice kalojnë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkolle fillore te mesme te ulet “Hilmi Rakovica”.

“Është shume e  vështirë ecja në këtë rruge. Këtu kalojnë vetëm këmbësoret, dmth nuk ka hapësire për vetura. Ku është z.Shpend Ahmeti?”, ka thënë një qytetarë për lajmi.net, ndërkohë që ka dërguar edhe dy fotografi në adresë të redaksisë.