Kështu si jemi të organizuar në diasporë,vetëm asimilimin e lkemi të sigurt!

30.11.2019 02:24:39

Nga Ahmet Asani

Sikur komuniteti shqiptar në Zvicër ta kishte Fondin e vet Humanitar, sot nuk do të ndodhnin skena të grumbullimit të ndihmave financiare në dorë, kutija, e në 1001 konto bankare! Sikur komuniteti shqiptar në Zvicër ta kishte Fondin e vet Humanitar, sot thjesht do merrej vendimi për tërheqjen e sasisë së nevojshme financiare dhe dërgimin e tyre në Shqipëri!

Të njejtën gjë do të duhej ta kishin edhe komunitetet shqiptare në Europë e në gjithë botën! Në diasporë secili komunitet shqiptar duhet patjetër ti ketë këto dy fonde:
1. Fondin Kulturor ku të gjithë duhet të ndajnê çdo vit nga pakë! dhe
2. Fondin Humanitar, ku po ashtu të gjithë duhet te ndajnê çdo vit nga pakë!

Po t’kishim ndarë secili nga ne nga 5fr, gjate vitit 2019, sot në Fondin Humanitar të Komunitetit Shqiptar në Zvicër, do t’kishim patur 6 milion Sfr. dhe nuk do t’kishte qenë fare problem ti ndanim menjëhere 3 milion!

Nga data 26.11.2019 kur ndodhi tërmeti i kobshëm në Shqipëri e deri sot me datë 30.11.2019, përpos apelit publik, për pesë ditë rresht, u shkrova e i kontaktova gjitha degët e subjekteve politike qe kërkojnë votën e diasporës, u shkrova dhe i kontaktova gjitha bashkësitë fetare, u shkrova shoqatave të shumta,, kërkova të bashkohemi që të bëjmë NJË FOND të përbashkët HUMANITAR! Por, përgjigja ishte JO ! Shumica u pergjigjen me JO e disa nuk u pergjigjen fare, nuk b’zanë sepse janê kundër bashkimit të fuqisë kombëtare!

Ne fakt bashkimi i asgjëje materiale e fizike nuk mund të bëhet pa u bashkuar s’pari shpirtnisht! E për t’u bashkuar si njerëz e si shqiptar, spari duhet ta zgjojmë Frymën Njerzore dhe ate Kombëtare shqiptare! Kështu si jemi të organizuar në diasporë, ne baza partiake, fetare, shtetrore e krahinore, vetëm një gjë e kemi shumë të sigurt, e ky është ASIMILIMI !