Këta janë emrat e personave të vrarë sot në Gjakovë

16.07.2017 23:29:17
Sot në fshatin Jahoc të Gjakovës kanë mbetur të vrarë dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Emrat e viktimave janë Kristë Memaj dhe Pjetër Memaj. Sipas dëshmitarit në vendin e ngjarjes viktima Kristë Memaj së pari e ka vrarë personin Pjetër Memaj dhe më pas veten.

Vrasja ka ndodhur në restaurantin ‘Glory’. Lajmi.net mëson se viktima Pjeter Memaj 55 vjeçar ishte pronar i këtij restauranti.

Detajet e kësaj vrasje ende nuk dihen.