Këta janë familjarët e Demaçit, djali, vajza dhe gruaja

27.07.2018 14:26:36
Dje në moshën 82-vjeçare ka vdekur veprimtari i shquar, Adem Demaçi. Në kujtim të tij Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë komemorative, të pranishëm ishin edhe familjarët e Demaçit. Gruaja Xhemajlija, vajza Abetarja dhe djali Shqiptari.

Në këtë seancë djali i Demaçit, Shqiptari, ka kërkuar vetë fjalën dhe para të pranishmëve tha se babai i tij do të jetë më i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar.

“Babai im do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar”, tha shkurt Shqiptari.

 

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe njeriu që konsiderohet simbol i rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe serb, Adem Demaçi vdiq dje në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundjeje disavjeçare krahasohej shpesh me liderin jugafrikan Nelson Mandela, për shkak të 28 viteve të kaluara në burg dhe rezistencës ndaj regjimit.