KËTO JANË 105 LEJET E ‘RROKAQIEJVE’ TË PRISHTINËS QË MUND TË ANULOHEN

12.04.2017 11:11:34

Janë rreth 105 leje të ndërtimit të lëshuara nga administrata e ish kryetarit Isa Mustafa dhe e kryetarit aktual, Shpend Ahmneti në lagjen “Mati 1”, të cilat sipas Ministrisë së Ambientit janë lëshuar kundërligjshëm.

Plani rregullues i lagjes “Mati1”  i miratuar në vitin 2011 në kuvendin komunal të Prishtinës, është i jashtëligjshëm dhe si i tillë nuk bënë të zbatohet në teren, andaj të gjitha lejet ndërtimore të dhëna në këtë zonë duhet të anulohen. Kështu ka konsideruar MMPH-ja lidhur me disa ndërtime që kanë nisur rishtazi dhe të cilat janë bërë pas vitit 2011. Por, në atë zonë po ndodhin ende ndërtime të rrokaqiejve me lejen e Komunës së Prishtinës.

Ministria që në vitin 2013 ka konsideruar që Plani i plotësuar dhe ndryshuar për lagjen “Mati 1” ishte bërë në kundërshtim më disa dispozita ligjore dhe me Ligjin për Planifkim Hpasionrë, andaj kishte kërkuar që Drejtoria e Urbanzimit të pezullojë lejet Kuvendi Komunal të Rregullojë shkeljet, shkruan lajmi.net.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetri para pakë ditëve  ka deklaruar publikisht që, nëse Plani i lagjes “Mati 1” është i kundërligjshëm do të marrin masa dhe do t’i anulojnë të gjitha lejet e lëshuara. Prej ditës që kryetari i Prishtinës kishte deklaruar kështu, nuk e ka ndërmarrë asnjë hapë, që të paktën të ndërpresë punimet të cilat po ndodhin aktualisht, shkruan lajmi.net.

Komuna e Prishtinës nuk ka dashur të deklarohet nëse do të anulojë lejet e ndërtimit ashtu si kishte premtuar kryetrari Ahmeti në një intervistë për Jeta në Kosovë. Por, që nga viti 2012 e deri më sot leje të lëshuara nga administrata e Shpend Ahmetit dhe e Isa Mustafës janë 105 leje vetëm në lagjen “Mati 1” të cilat kanë të bëjnë më ndermin e objekt shumëbanesor-afarist dhe të cilat janë lëshuar në bazë të Planit Rregullues të reviduar në vitin 2011.  Në vitin 2017 janë lëshuar 7 leje, në vitin 2016, 22 leje, në vitin 2015 janë lëshuar 24 leje, në vitin 2014  janë  lëshuar 11 leje, në vitin 2013 janë leshur 26, dhe në vitin 2012 janë lëshuar 15 leje.

“Me rastin e inspektimit të datës 21.01.2013 nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit me nr .ref 013-INS-RR-17-P-02, i njëjti ka nxjerr vendim me të cilin urdhërorët Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës dhe Kuvendin Komunal, që vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Planit Rregullues Urban “Marti1”, i miratuar nga Kuvendi Komunal me datë 20.07.2011, të anulohet pasi që i njëjti është në kundërshtim me Ligjin NRRR 2003/14 për Planifikim Hapësinorë dhe aktet tjera nënligjore të dala nga ky ligj. Po ashtu, urdhërohet Drejtoria e Urbanizimit që të anulojë të gjitha vendimet e lëshuara për leje ndërtimore në parcelat kadastrale të përfshira në bazë të vendimit të plotësim ndryshimit të këtij plani”, thuhet në një përgjigje për lajmi.net të MMPH-së e që e njëjta i është dhenë edhe banorëve të lagjes “Marti1”, pasi që kanë dashur të dinë nëse punimet që po bëhen në një zonë në Rrugën B janë kundërligjore.

Investitorë i lejeve të kundërshtuara nga banorët është  “Partner-Dervisholli Ing”, i cili është  pajisur me leje të ndërtimit për dy objekte shumë-banesore me datë 2 shkurt 2017. Ndonëse, këto dy leje konsiderohen si më të rrezikshme ngase janë lëshuar në brezin e gjelbër që parashihte Plani Rregullues i vitit 2010.

Lejet e Mustafës në “Mati 1” në vitin 2012

Investitorit, “Albakos-1” sh.p.k, leja i kushtuar 84 mijë e 739 euro për objektin e etazhitetit 2B+P+6. “Pozhegu Brothers” sh.p.k, leja i kushtuar 107,592.11 euro, dhe objekti është i madhësisë 3B+P+9. N.T.Sh. “ADK” për objektin 8 katesh  e ka paguar lejen paguar 100,775.55 euro. “Sizmir” sh.p.k, për këtë objekt që është 7 kat, investitori ka paguar 213,230.02 euro. “Pozhegu Brothers” për objektin 3B+P+9, ka paguar 125,668.53 euro.

N.T. “Burimi Comerc” sh.p.k për objektin B+P+6, leja ka paguar 55 mijë euro.”Sëiss Building Standards”, për objektin B+P+3+Nk, ka paguar  93,867.60 euro. N.P. “Krapi-Com” për objektin 2B+P+7 2B+P+7 ka paguar shumën 95,530.81 euro. NPN “Premtimi” i ka kushtuar leja 73 mijë euro për objektin B+P+8E.

“Nura Group” sh.p.k, ka paguar lejen 104,422.07 euro,  për objektin B+P+7. Investitorit “Arti Group” sh.p.k, ka paguar lejen në vlerë prej 96,437.72, për objektin është 2B+P+4+Nk. Investitorit Bahtir Sopi ka marrë leje për objektin B+S+P+7+Nk.

NPN “Hoxha”  për objektin B+S+P+8+Nk, ka paguar 181,639.70 euro. “Sima Com” sh.p.k. për objektin 2B+P+8, ka paguar 105,019.30 euro. Investortirot N.T.Sh. “Adk”  për objektin B+P+7, leja ndërtimore e të cilit ka kushtuar 85,935.88 euro.

Lejet e vitit 2013

Kompanisë N.T.SH. ” Isaman ” për objektin B+S+P+6, leja i ka kushtuar 221,914.89 euro. “Lenti Construction ” sh.p.k për objektin P+9, P+6 leja i ka kushtuar 135,817.63 euro.

Kompania ‘ Pozhegu Brothers ” sh.p.k par objektin 2B+S+P+9, 3B+P+9 ka paguar lejen 148,770.56 euro. N.N.H ” Morina-Ib ” për objektin e madhësisë B+P+7, ka paguar 143,109.50 euro. ‘ 3B Projekt ” sh.p.k për objektin 2B+P+8 ka paguar 159 mijë euro. AAC Group ” sh.p.k, për objektin B+S+P+5E, ka paguar 80,744.10 euro.

L.L.C. ”Art Construction ”  për objektin B+S+P+8, ka paguar 105,251.10 euro. Ndërsa, kompanisë ‘ Alko Group” sh.a i është lëshuar leja për objektin 2B+P+5, 2B+P+6, e cila i ka kushtuar 108,564.90 euro. Investitori, Lulzim Zhdrella ka marrë leje të ndërtimit për objektin P+3, për të cilën leje ka paguar 54,253.90 eurove.

Investitorët, N.T.N ” Nardi dhe ”Alko Impex ” sh.p.k kanë marrë leje për objektin 2B+P+6,2B+P+6, e cila ka kushtuar 446,472.88 euro.  SH.A “Alko Group” ka marrë leje për objektin 2B+P+8+Nk, ka paguar  246,204.84 euro. Kompania “Partner & Dervisholli”, ka marr leje për objektin 2B+P+8, B+P+9, e cila i kushtuar 114,823.46 euro. N.P.N ” Nderimi ” ka marrë leje për objektin B+S+P+7, leja e të cilit ka kushtuar 134,201.00 euro. Latif Brajshori ka marrë leje për objektin B+P+6, B+P+7, leja për të cilin ka kushtuar 146,357.39 euro.

“Nderimi ” sh.p.k. ka marrë leje për objektin 2B+P+7, leja e të cilit ka kushtuar 100 mijë euro. ‘ Lirimi& ACL ” sh.p.k është pajisur me leje për objektin B+P+8, B+P+9, leja e të cilit ka kushtuar 270,811.62 euro. N.T.N ” Tregtia ” ka marrë leje për objektin B+P+8+Nk, për të cilin është paguar 92 mijë euro. “Mab Project ” sh.p.k është pajisur me leje për objektin B+P+8, leja e të cilit ka kushtuar 90,552.00 euro. “M&B Company” është pajisur me leje për objektin B+S+P+9, leja e të cilit ka kushtuar 211,452.74 euro. Ndërsa, N.N.T ” Valoni ” ka marrë leje për objektin B+P+7+Nk, vlera e të cilit ka kushtuar 205,508.50 euro.

Investitori, K.N.N ‘”Vellezerit Asllani”, B+P+8, B+P+9, B+P+8, vlera e të cilit ka kushtuar 201,862.60 euro. Kompania Euro Keni ” sh.p.k ka marrë leje për objektin B+P+7, B+S+P+7, leja e të cilit ka kushtuar 91,029.56 euro. Investitori  L.L.C ”Art Construction” ka leje për objektin B+P+9 që ka kushtuar 99,483.22 dhe një tjetër leje për objektin 2B+P+9, leja e të cilit ka kushtuar 58,188.24 euro.

Investitori, “Protech ” sh.p.k. është paisur me leje B+P+6, e cila ka kushtuar 747 mijë euro. Investitori,  BTP Holding ” sh.p.k është pajisur  me leje për objektin 2B+P+9, leja e të cilit ka kushtuar 129,165.53 euro. Investitori, Dardan Novosella është pajisur me leje për objektin B+P+4, leja e të cilit 26,803.61 euro. “Nura Group” sh.p.k është pajisur me leje për objektin B+P+6, leja e të cilit ka kushtuar 58,084.90.  “Protech’’ sh.p.k ka marrë leje për objektin 2B+P+9,2B, leja e të cilit ka kushtuar 109,518.10 euro.

Lejet e kontestuara nga Minsitria të Shpend Ahmetit, viti 2014

Të parit i është lëshuar leja Investitor, “ARKOS” sh.p.k për objektin 2B+S+P+10, leja e të cilit ka kushtuar 223,412.77 euro. Pastaj, kompania N.P.N. “TONING” është pajisur me leje për objektin 2B+S+P+7, e që për të ka paguar në Komunë, 118,247.23 euro. Investitori, N.T.SH. “ADK” ka marrë  leje për objektin B+P+8Nk. shuma e lejes ka qenë 70,065.77 euro. “Alko Group” & “Noku-O-S-2008”  është pajisur me leje për objektin 2B+S+P+8, leja e të cilit ka kushtuar 122,425.46 euro. N.P.N. “HOXHA”, ka marrë leje për objektin 3B+S+P+12 e cila ka kushtuar 140,314.84.

Investitori, N.N.SH. “VG Construction” ka marrë leje për objektin 2B+S+P+9, leja e të cilit ka kushtuar 262,895.90 euro. Investitori, Aqif Kastrati për objektin B+P+3, vlera e të cilës leje kushtuar 14 mijë euro. N.P.N. “TONING” ka marrë leje për ndërtesën 2B+S+P+7, leja e të cilës ka kushtuar 63,075.26. “Pozhegu Brothers” sh.p.k është pajisur me leje për ndërtesën 2B+P+9, për të cilën leje ka paguar 77,444.35 euro. “BTP Holding” sh.p.k ka marrë leje për objektet 2B+P+7, 2B+P+8, leja e të cilave është paguar 162,553.40 euro. N.P.N “Europrojektplus” për objektin, B+P+10; B+P+11, leja e të cilit ka kushtuar 178,684.70. Ndërsa, investitori, “3B PROJECT” sh.p.k është pajisur me leje për objektin 2B+P+9, vlera e të cilit ka kushtuar 79,261.87

Lejete e vitit 2015

Investitori, “Princesha Construction” sh.p.k është pajisur me leje për objektin 2B+P+6+NK, leja e të cilit ka kushtuar 65,953.58 euro. “Euro STIL” sh.p.k. “Euro STIL” sh.p.k ka marrë leje për objektin B+S+P+7, leja e të cilit ka kushtuar 95,892.58 euro. “LIRIMI & ACL” sh.p.k ka marr leje për objektet Llamella C – B+P+9E, Llamella D – 2B+P+9E & 2B, leja e të cilave ka kushtuar 230,129.30 euro. N.T.SH. “ADK” & “B&S group” ka marrë leje për B+P+7+Nk, e që ka kushtuar 71,104.88 euro. N.P.N “Mark-Ing” është pajisur me leje për objektet 2B+P+8, 2B+P+7, 2B+P+6, leja për to ka kushtuar 391,555.83 euro. Kadriu  “Kaëa Group” është pajisur me leje për objektin B+P+6, leja e të cilit ka kushtuar 48,701.55 euro. “Naki Trade” sh.p.k, ka marrë leje për objektin B+P+8.

Ndërsa, investitori “Nura Group” sh.p.k, për objektin B+P+5, leja e të cilit ka kushtuar 60,018.46 euro. “Pozhegu Brothers” sh.p.k ka marrë leje e cila është paguar 180,374.35 euro për objektet 2B+P+8 & B+S+P+9. “Sima Com” sh.p.k është pajisur me leje për objektin 2B+P+7, e të cilit ka kushtuar 93,911.16 euro. N.P.N. “Hoxha” është pajisur me leje e cila ka kushtuar 186,180.03 për objektin 3B+S+P+12. “CIMA” sh.p.k ka paguar lejen 255,638.41 euro për objektet 2B+P+7, 2B+P+7, 2B+P+7. N.N.P “STANDARD” ka paguar lejen 109,479.03 euro, për objektin B+S+P+9. Investitori, “Green Emerald Building” , ka paguar lejen 136,563.08 euro, për objektin B+S+P+9. N.N.P “Liridoni” është pajisur me leje për objektin B+S+P+11, për të cilën ka paguar shumën 119,592.06 euro.

Investitori, “BTP Holding” sh.p.k ka paguar 64,223.24 euro për lejen e objektit 2B+P+9. “Global Construction” sh.p.k është pajisur me leje për objektin B+S+P+8, leja e të cilit ka kushtuar 80,320.02 euro. N.N.SH. “VG Construction” është paisur me leje për objketin 2B+S+P+8, leja e rtë cilit është paguar 249,103.26 euro. “Skandinavian Constructions” sh.p.k është pajisur me leje për objketet 2B+P+6, 2B+P+5, 2B+P+6, leja  të cilave ka kushtuar 164,632.47 euro.

Investitori, “Kaëa Group”, ka paguar lejen 47,258.81 euro për objektin B+P+6. “Partner & Dervisholli” është pajisur me leje për objektet 2B+S+P+11, 2B+S+P+11, 2B+S+P+11, për të cilat ka paguar lejen në vlerë prej 279,690.77 euro. “Royal” sh.p.k është pajisur me leje për objektet 4B+S+P+9+Nk, 4B+S+P+9, 4B+S+P+9+Nk, për të cilat ka paguar lejen 515,512.50. Një tjetër leje në këtë vit, “Royal” sh.p.k e ka marrë është për objektet 2B+S+P+8, 2B+S+P+8, 2B+S+P+7 për të cilat ka paguar 374,595.60 euro.

N.N.T. “NDËRTIMI – A” është paisur me leje për objektet 2B+P+6, 2B+P+6, për të cilat ëhstë paguar 114,496.36 euro. Ndërsa, “Alko Group” sh.a & “Noki – O-S-2008” është paisur me leje për objketet 2B+P+8+Nk, B+P+6+Nk për të cilat ka paguar lejen në vlerë prej 175,251.67 euro

Lejet e vitit 2016

“Kaëa Group” sh.p.k, është pajisur me leje për objektin B+P+6 e që ka paguar 47,588.72 euro. N.P.N “Hoxha” ka paguar 128,734.43 euro,për objektin  5B+P+11. N.P.N “Ndërtimtari – J” është paisur me leje për objektin 2B+S+P+9 për të cilën ka paguar 108,747.83 euro. Po, N.P.N “Ndërtimtari – J” është pajisur me leje për një tjetër objekte B+S+P+8 për të cilin ka paguar 92,517.52 euro. ‘Princesha Construction” sh.p.k ka marrë leje për  objektin 2B+P+9 për të cilin ka paguar 140,598.87  euro.

‘Arkos” sh.p.k ka marrë leje për objektin P+10 e që lejen e ka paguar 124,131.60 euro. “Krapi Com” sh.p.k, është pajisur me leje për objektin 2B+P+7, e që ka kushtuar 116,732.42 euro. N.T.SH “Dino” është pajisur me leje për objektet 2B+P+7, 2B+P+8, e që ka paguar 271,216.62 euro. “Nartel Exin & FA ” sh.p.k është pajisur me leje për objektin 2B+P+7, 2B+P+7, e që ka kushtuar 140,604.12.

Investitori, 3B Project” sh.p.kka paguar 93,791.90 euro për objektin B+P+11. N.P.N “Europrojekt Plus” & “Lin Projekt” sh.p.k  është pajisur me leje për objektin B+P+11 e cila i ka kushtuar 157,617.01 euro. “Arcadis” sh.p.k ka paguar 42,636.88 euro për objektin B+S+P+4. “NARDI – ALKO – IMPEX” sh.p.k ka paguar 81,369.54 euro për objektin B+S+P+4.  “Kaëa Group ” sh.p.k ka paguar 100,432.56 euro për objektin 2B+P+6.

Investitori “Sima-Com” sh.p.ka marr leje për objektin B+P+5, B+S+P+4, B+S+P+4, lejen e të cilit e ka paguar 116,033.48 euro. “Lirimi & Acl” sh.p.k është pajisur me leje për objektet 2B+P+8, 2B+P+9, 3B+P+9, leja për të cilat është paguar në vlerë prej 331,480.11.

Investitori, Arben Hoti ka marrë leje për objektin B+P+6, për të cilin ka paguar  26,611.70 euro. “Vëllezërit Asllani” sh.p.k është pajisur me leje për objektet 2B+P+9, 2B+P+9, 2B+P+8 për të cilat ka paguar 272,439.94. N.P.N. “Hoxha” ka paguar 105,752.22 euro për objektin
4B+S+P+11 për të cilin ka paguar 105,752.22 euro.

Investitori, Sali Bllaca ka marrë leje për objketin B+P+4,2B+P+4 për të cilin ka paguar 114,338.58. “Art Contruction” ëhstë paisur me leje për objketet 2B+P+7, B+S+P+7 për të cilën ka paguar 176,654.8 euro.

Lejet e vitit 2017

Sh.a “Alko Group”, ka paguar 55,061.78 euro për objektin afarist. “Kaëa Group” sh.p.k ka paguar lejen 200,249.79 euro për objektin 2B+S+P+8, 2B+S+P+7. ” BTP Holding” sh.p.k ka paguar lejen 215,792.60 euro për objektin 2B+P+10. “Burimi Comerce” sh.p.k është pajisur me leje për objektin 2B+S+P+8, lejen e të cilit e ka paguar 143,562.22 euro. “Partner-Dervisholli Ing” sh.p.k ka paguar 356,864.41 euro për lejen e objekteve 3B+S+P+8, 3B+S+P+8, 4B+S+P+8. Po ashtu i njëjti investitorë do të paguaj 276,828.97 euro për objektet 3B+P+7, 3B+P+7, 3B+P+8. “N.N. R&Rukolli” sh.p.k ka paguar 199,111.65 për objektin B+P+5.