Këto janë komunat ku u rrit numri i personave të infektuar me COVID-19

05.10.2020 15:20:20

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën dy persona, janë konfirmuar 41 raste të reja kurse janë shëruar 73 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se numri i personave të shëruar ka arritur në 13 mijë e 929

Nga rastet e fundit, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 11 raste, pastaj komuna e Gjilanit 9 raste.

Komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Lexo po ashtu:
Për 24 orë, 41 raste të reja, dy të vdekur dhe 73 të shëruar nga coronavirusi
Për 24 orë, 41 raste të reja, dy të vdekur dhe 73 të shëruar nga coronavirusi
Raste aktive me coronavirus janë 1 mijë e 294.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.