Këto zgjedhje do të jenë referendum për të ardhmen e Kosovës, tha Osmani

31.05.2017 22:29:04

Kandidatja për Deputete nga Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Vjosa Osmani, sot ka bashkëbiseduar me qytetarë të shumtë nga Prishtina, Podujeva dhe Obiliqi.

Ajo ka thënë se këto zgjedhje janë referendum për qytetarët, ku do të vendoset në mes të perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe asaj të stagnimit.

Sipas saj, kapitali më i madh i koalicionit që udhëhiqet nga LDK janë njerëzit me duar të pastra dhe profesioniste.

Osmani mban numrin 81 në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Ajo ka qenë edhe deputetja më e zëshme e mandatit të kaluar kundër koalicionit me PDK dhe njëherit deputetja më e votuar grua në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës.