Këtu do t’u drejtohet Haradinaj qytetarëve (Foto)

27.04.2017 13:24:55

Për pritjen madhështore të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj janë duke u bërë përgatitje në sheshin e kryeqytetit të Prishtinës.

Haradinaj pritet që të arrijë në Kosovë rreth orës 20:00 dhe pas kësaj ai do t’u drejtohet qytetarëve të Kosovës.

Haradinaj u lirua sot nga të gjitha akuzat e Serbisë të ngritura për të. Shteti serb ka pritur që në vendimin e sotëm gjykata franceze të vendos që atë ta ekstradojë për Serbi.