KIE mirëpret pakon e dytë fiskale, e vlerëson të suksesshme të parën

12.01.2017 10:05:14
Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), mirëpret pakon e dytë fiskale dhe njëherit shpreh se pako e parë kishte efekte mjaft pozitive konkrete dhe inkurajon ministrinë e financave që të jetë më gjithëperfshirëse duke shtuar edhe një element në këtë pako i cili është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
K“Pako e parë fiskale kishte treguar rezultate mjaft pozitive për të cilat Investitorët e huaj janë mirënjohës dhe falenderojnë ministrinë e financave për punën e bërë por se këto reforma duhet të vazhdojnë duke përfshi edhe disa sektor tjerë në mënyrë që të ndihen efektet pozitive të këtyre reformave”.

“ Pako e dytë  fiskale përmbanë elemente të rëndësishme dhe se po bëhet një punë e mirë në këtë drejtim por që ka elemente ende të cilat janë të mundshme dhe duhet trajtuar siç janë edhe kompanitë e sigurimit të cilat ende vazhdojnë të disktiminohen duke paguar 5% tatim në të hyra në vend se të paguajn tatim në fitim, praktikë diskriminuese e cila aplikohet për të gjitha kompanitë private përveç  kompanive të sigurimit”, deklaroi për media Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE.

Sipa KIE-së, kompanitë e sigurimeve janë duke kaluar në një fazë mjaft të vështirë dhe se ky sektor ka potencial shumë më të madh për të gjeneruar vende të reja të punës por se kushtet adekuate fiskale duhet të ofrohen.  Politika fiskale të drejta dhe të barabarta duhet aplikuar edhe në këtë sektor dhe se ky sektor mos të jetë i diskriminuar” është shprehur Balija.