Kimete Himaj ka nevojë për ndihmën tuaj që ta mposhtë sëmundjen e kancerit (Foto)

01.02.2017 16:08:54

Dita ditës në vendin tonë po rritet numri i personave të prekur nga kanceri. E meqenëse në Kosovë s’ka mundësi që të trajtohet kjo sëmundje, pacientët e prekur shpresë të vetme kanë shërimin jas htë vendit.

E për të kryer një tretman mjekësor jashtë vendit, nevojiten edhe një shumë e madhe e parash gjë që në Kosovë shumë qytetarë nuk i kanë, dhe pastaj ata detyrohen që të kërkojnë ndihmën e të gjithë atyre vullnetmirëve që të kontribuojnë për shërimin e tyre nga kjo sëmundje.

Rastin e njëjtë e ka edhe 31 vjeçarja nga rrethi i Prizrenit, nënë e tre fëmijëve Kimete Himaj. Ajo ka dy vite që është diagnostikuar me kancer, mirëpo gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Kimetja kërkon ndihmën e juaj në mënyrë që ajo ta mposhtë këtë sëmundje.

Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Kimeten mund të dërgojnë para në këtë numër të xhirollogarisë 1502050001930131 në Raiffeisen Bank e po ashtu mund të kontaktoni edhe në këta numra të telefonit 044 414 920 ose në viber +37745602291.