Kina thotë se po punon natë e ditë me SHBA-në për ta arritur marrëveshjen tregtare

09.03.2019 11:38:23

Një zyrtar i lartë kinez ka thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke punuar ditë e natë për ta arritur një marrëveshje tregtare që përfaqëson interesat e dy palëve dhe që mban gjallë shpresat e shteteve tjera, përfshirë eliminimin e taksave të ndërsjella.

Zëvendësministri kinez i Tregtisë, Wang Shouwen, tha se ai është optimist për negociatat me Uashingtonin, por shtoi se secila marrëveshje e arritur duhet të jetë patjetër e barabartë dhe e drejtë.

“Ekipet tregtare janë duke i bërë përpjekjet e plota për ta arritur marrëveshjen që respekton parimet dhe qëndrimet e vendosura nga dy liderët e shteteve”, tha ai.
Qeveritë e dy shteteve më të mëdha në aspektin ekonomik janë përplasur për muaj të tërë për shkak të luftës me taksa. Uashingtoni po i bën presion Pekinit që t’i zgjidhë çështjet e teknologjisë, qasjes në treg dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.
Përparimi i shënuar gjatë bisedimeve bëri që Shtetet e Bashkuara ta anulojnë rritjen e taksave ndaj mallrave kineze, e cila fillimisht ishte planifikuar të niste më 2 mars, shkruan “Reuters”