Kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj shpall kandidaturën për Deputet në zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Kosovës

06.04.2019 18:40:41

Kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj shpall kandidaturën për Deputet në zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Kosovës

SOT, une kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj dhe Drejtor Ekzekutiv i Korporatës “Kastriotët e Shqipërisë Inc.” shpalli kandidaturën time për Deputet të ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Dardanisë (Kosovës).

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipërinë Veriore të Dardanisë do të jem Kandidat i Pavarur për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Nëse zgjidhem Deputet atëherë pagën mujore do ta dhuroj për familjet e invalidëve të luftës, femrat e përdhunuara nga shovinistët serbo-sllav dhe familjet skamnore!

Duke pasur parasysh se jetësimi i aspiratave kombëtare kërkon kyqjen e drejtëpërdrejtë në institucionet e shtetit tonë, atëherë është e domosdoshme të angazhohem direkt me qëllim kryesor përmbushjen e amanetit të dëshmorëve!

Vlenë të theksohet se arsyeja kryesore për shpalljen e kandidaturës kurrsesi nuk është ambicja ime personale për pushtet.

Më ndihmoft fuqia hyjnore e Gjergj Kastriotit dhe më udhëzoft rruga e drejtë kombëtare e arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtinës (Berishës).