Klinë, një i ri gjendet i mbytur në pus

15.04.2017 09:12:19

Një i ri 24 vjeçar është gjetur i mbytur në një pus në fshatin Siqevë të Klinës.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia bashkë me ekipin për emergjencë dhe me mjekun, raporton AktivPress.

Rasti ka ndodhur të premtën pasdite dhe tash janë duke u hetuar shkaqet e vdekjes, nëse është vetëvrasje apo vrasje e qëllimtë.