Miroslav Klose rikthehet te Bayerni, do jetë trajneri i të rinjve

18.04.2018 12:24:05

Miroslav Klose është gati të rikthehet në botën e futbollit. Një nga goleadorët më të shquar të futbollit gjerman ka vendosur të nisë një karrierë të re, atë të trajnerit pasi si lojtar e mbylli në vitin 2016 me fanellën e Lazios.

39-vjeçari do të jetë pjesë e ndryshimeve te Bayern Munchen për sezonin e ardhshëm ku pas Kovaç në stol si trajner ai do të marrë drejtimin e ekipit të të rinjve. Klose ka arritur akordin me drejtuesit bavarezë dhe tashmë vetëm pret fundin e këtij sezoni për të nisur aventurën e re si trajner.