KMDLNJ fajëson komunën e Pprishtinës për mospastrimin e borës

29.11.2016 12:41:39

KMDLNJ ka reaguar pas vështirësive në trafik që janë shkaktuar në mëngjesin e sotëm nëpër rrugët e kryeqytetit, për shkak të reshjeve të borës.

Ajo ka fajësuar Komunën e Prishtinës pasi që u tregua e papërgatitur për të siguruar një trafik normal.

“Bora e parë që ra në Prishtinë, ndonëse ishte me sasi të vogla, e zuri në “befasi” komunën e Prishtinës e cila u tregua e papërgatitur për të siguruar një trafik normal në mëngjesin e 29 nëntorit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Ndër tjerash, ata kërkojnë që Komuna e Prishtinës të marrë masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se  nuk mund të pastrohet bora ende pa rënë.

“Ngrica nga temperaturat do të ketë gjatë gjithë dimrit, dhe bora nuk mund të pastrohet para se me ra, prandaj vozitësit duhet të ja përshtatin shpejtësinë kushteve atmosferike dhe t’i shmangin lëvizjet me goma të verës”, ka shkruar Ahmeti në facebook.