KOALICIONI EDHE I DOKRRAVE (pos territ e frikës)

02.06.2017 11:31:52

Bajram Gecaj

Konstatimi se çkapjen e shtetit do ta bëj koalicioni me në krye Ramush Haradinaj jo që më duket shumë jo serioz, por më duket se nuk e besojnë as ata që po e thonë, aq më pak e beson këtë, edhe një ish rugovist, siç është miku im Besnik Tahiri. Çkapjen e shtetit e bëjmë ne dhe vetëm ne – koalicioni LDK – AKR – A. Ne filluam mbarë. Ne e dëshmuam se e filluam këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme në qeverisjen e kaluar. Ky proces i pengoj mu atyre të cilët do të ishin viktima të kësaj reforme të madhe çkapëse. Prandaj përdorën mashtrimin për ta ndalur çkapjen. Dhe tani mu ata mendojnë se dokrrat e tyre për çkapjen e shtetit do të shiten në këtë fushatë. Jo nuk ka gjasa. Ne do ta vazhdojmë aty ku e lamë. Tani në krye me z Avdullah Hoti. Të kaluarën e afërt e kemi dëshmitare se ne mundemi