Koalicioni LAA të gatshëm për opozitë të bashkuar

21.06.2017 09:04:56

Përfaqësues të tri partive politike, LDK-së, AKR-së dhe AA-së, hedhin poshtë pretendimet për një përçarje të mundshme në mes vete. Madje këta janë të gatshëm që së bashku të mbesin në opozitë. Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se gjasat që deputetët e LAA-së të ikin drejt PAN-it janë të mëdha.

Pasi, sipas politologëve, LDK-ja tashmë ka ndarë mendjen të mbetet në opozitë gjatë katër vjetëve të ardhshme. Kjo i rrit mundësitë për një “pazar” të mundshëm mes PAN-it dhe deputetëve të tria partive në koalicionin LAA. Kurse ajo që mbetet deri më tani e pakontestuar është mundësia e një bashkëpunimi mes LAA-së e PAN-it, qëndrim të cilin vazhdojnë ta përsërisin çdo ditë tria partitë,

LAA-ja nuk do të shpërbëhet

 

Lëvizjet brenda koalicionit LAA drejt PAN-it i mohon nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albena Reshitaj, e cila hedh poshtë çdo mundësi të përçarjes brenda LAA-së.