Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së kryediplomatit serb Ivica Daçiq se Serbia nuk ka tërhequr fletëarrestin për kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.
Koci ka thënë se po i dhimbsen serbër çfarë ldierë kanë.
“Po më dhimbsën fqinjët tanë – serbet, çfarë lideresh kanë. Thjesht, nuk dua të besoj që serbet meritojnë liderët që i kanë aktualisht”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Deklarimi i prizrenasit Ivica Daçiq, ministrit të jashtëm të Serbisë, që Serbia nuk e ka tërhequr as fletëarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me gjithë faktin që këtë e ka bërë Interpoli, është dëshmi konkrete që liderët serb, po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit – kasapit të ballkanit.
Po më dhimbsën fqinjët tanë – serbet, çfarë lideresh kanë.
Thjesht, nuk dua të besoj që serbet meritojnë liderët që i kanë aktualisht.
Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë me politikën e fqinjësie së mirë dhe korrekte, duke insistuar që të gjithë kriminelët të luftës së fundit, të marrin dënimin e merituar.
Perspektiva është në paqe ndërmjet fqinjëve.