Koci: Sulmi ndaj Vllasit degradon sigurinë në Kosovë

13.03.2017 19:47:37
Avokati, Arianit Koci e ka komentuar sulmin me armë zjarri që ndodhi sot ndaj Azem Vllasit.

Ai ka thënë se kjo mund të jetë një uvertyrë për degardimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, transmeton lajmi.net

“Murat Jashari ka dhënë arsye morbide, për vrasjën në tentative të Azem Vllasit. Në prag të zhvillimeve të shumta këtë vit, kjo vetëm mund të jetë një uvertyrë, për degradimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar në facebook Arianit Koci.

Lexo postimin e plotë:

Murat Jashari ka dhënë arsye morbide, për vrasjën në tentative të Azem Vllasit.

Në prag të zhvillimeve të shumta këtë vit, kjo vetëm mund të jetë një uvertyrë, për degradimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Prandaj, reagimi i shpejt dhe profesional i Policisë së Kosovës dhe AKI-së, është për çdo lavdatë.

Bravo.

Këto dy institucione, duhet përkrahur me të gjitha mjetet, nëse mendojmë të ndērtojmë një shtet, ku ia vlenë të jetohet.