Koci: Turp për politikanët që na bën skllavë modern

06.08.2017 14:22:56

Avokati kosovar, Arianit Koci i ka quajtur kosovarët, skllavë modern të Evropës.

Në këtë përfundim, Koci ka ardhë pas një udhëtimi për në Zagreb, për të cilin ka shkruar në facebook.

Sipas tij, kosovarët janë qytetarë të dorës së dytë,si mungesë e liberalizimit të vizave, dhe e gjithë kjo si pasojë e politikanëve tanë.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Kosovarët janë skllavët modern të Evropës!

Me vetëm një udhëtim me veturë deri në Zagreb (me shku kah Mali i Zi e me u kthy kah Serbia), e kupton që ne jemi qytetar të dorës së dytē – së paku!

Nëse ke fat me e marrë vizën dhe ke veturē, pēr udhëtim tē duhet:

1. Sigurimi kosovar;

2. Sigurimi i cili vlen për Maqedoni, Shqipēri dhe Serbi ( TPL);

3. Sigurimin pēr Malin e Zi;

4. Sigurimin për Bosnje ( nuk e kërkojnë çdo herë);

5. Kartonin e gjelbërt.

Shpenzim enorm, humbje kohe dhe nënçmim i hatashëm në çdo kufi.

Thjesht, kosovarët janë bërë delja e zezë e Evropës. Gjah i lehtë për malltretim dhe i dyshimt për çdo polici evropiane, edhe nëse je i ndershēm dhe i kulurum – më shumë se shumica në Evropē!

Shtoja kësaj që kohëve të fundit, të gjitha ambasadat e kanë shtuar presionin mbi aplikuesit e vizave. Dukshëm është zvogēluar afati i kohëzgjatjes së vizave të lëshuara.

Turp për politikanët tanë – së pari!

Prej paslufte, sistematikisht imazhi i ynë ēshtë dëmtuar prej kastës politike.

Jemi bërë skllav modern.

Me analfabeta dhe primitiva, nuk mbahet shteti!