Kocijançiq: Formoni sa më shpejt institucionet

02.09.2017 14:17:56

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka kërkuar nga partitë parlamentare të Kosovës të formojnë institucionet.

Në një postim në Twitter zëdhënësja e Politikës së Jashtme dhe Çështjeve të Sigurisë së BE-së Maja Kocijançiq ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve kosovare.

Kocijançiq ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Ajo u ka kërkuar partive parlamentare ta konstituojnë Kuvendin dhe formojnë qeverinë sa më shpejt.

Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e dala nga vota e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Mos krijimi i institucioneve për më shumë se dy muaj është duke e dëmtuar sidomos diplomatikisht Kosovën.