Kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Koço Kokëdhimën nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në këtë parti.
Pas përplasjes me Kryeministrin Edi Rama dhe pas heqjes së mandatit të deputetit, Kokëdhimës tashmë i është hequr edhe një tjetër funksion nga PS.
Në postin e lënë bosh nga Kokëdhima, është vendosur Stefan Çipa, zv/ministër i Brendshëm dhe ish-kryebashkiaku i Sarandës, shkruan Panorama.al.
Aktualisht Koço Kokëdhima është vetëm anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste.









































