Kodheli: Reforma në Drejtësi do të zbardhë tragjedinë e Gërdecit

17.03.2017 15:20:50

Reforma në drejtësi do të jetë e vetmja mundësi për të vënë drejtësi për ngjarjen e Gërdecit apo për denigrimin e ushtrisë rreth 20 vjet më parë.

Deklarata është bërë para Forcave Detare Shqiptare nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak i Forcave të Armatosura, nga parimi i tyre i përhershëm se familja është mbi shoqërinë, individi mbi vlerat sociale, vranë, vodhën, grabitën dhe u fshehën mbas procedurave. I kemi sot midis nesh, të lirë. Janë po këta njerëz që sot të angazhuar me të gjitha forcat dhe mënyrat pengojnë reformën tonë në drejtësi”.

21 trupa të Forcave Detare shqiptare, do të jenë pjesë e misionit te NATO-s ne brigjet e detit Egje, për të evidentuar dhe shpëtuar jetët e emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Evropë, shkruan Ora News.

“Shqipëria t’i bashkohej misionit NATO në Detin Egje në përpjekjen e përbashkët për të penguar trafiqet e paligjshme drejt kontinentit evropian ddhe ia arritëm”, ka thënë Kodheli.

21 efektivët e forcës Detare shqiptare të nisur drejt Egjeut me anijen Butrinti, janë kontingjenti i tretë i FA që i bashkohen trupave të NATO-s.