Koha te thuhet e vërteta nga komandantët!

Nga Fetah Rudi

Është koha te thuhet e vërteta nga komandantët, mos u frikësoni, tregon pak burrni nëse ju ka mbetë sadopak.
Cilët ushtar janë të vërtet ata që janë kanë nga fillimi apo ata që i blen certifikatat dhe që në kohen e luftës e pengojshin dhe e fyenin UÇK.
Duke e lexuar listën e veteranëve të rrejshëm të Zonës së Pashtrikut, pash shumë luftëtarë që ishin ushtarë që nga ditët e para, e nuk i pash ata që i kanë blerë certifikatat.
Në mesin e tyre e pash edhe emrin tim po nuk u çudita se kjo listë është bërë nga ata komandant që mundohen ta zbehin punën e prokurorit Blakaj
Unë kërkoj nga komandantët të tregojnë të vërteten dhe të hiqen falsifikatoret e të jetë vërtet UÇK.
Kërkoj edhe nga Prokuroria që të mos ketë frikë ti heton deri ne fund ata qe janë falsifikator, që në Kosovë po i zënë vendet e punës në institucionet e vendit në çdo lëmi.
Mua, certifikatën e veteranit ma ka dhënë populli, e komandantët që sot po luajnë me veteranët e vërtetë më dhanë plumbin, vetëm pse isha ushtar i Ibrahim Rugovës e ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë nuk do të ndalem asnjëherë, gjithmonë do ta përkrahi të vërteten, e cila sot i vret dhe i frikëson më së shumti komandantët.