Kokëdhima u kërkon Ramës dhe Ruçit arsyet e shkarkimit

10.01.2017 16:07:38

Themeluesi dhe Drejtues i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste (PS), Koço Kokëdhima ka bërë të ditur së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, disa nga kërkesat që ua ka adresuar Edi Ramës, kryetar i PS-së dhe Gramoz Ruçit, Sekretar i Përgjithshëm.

Ai ka bërë të ditur se kjo letër është dërguar më 5 janar 2017, derisa përmes kësaj letre Kokëdhima kërkon që edhe njëherë të shqyrtohet vendimi i Asamblesë Kombëtare të PS-së për shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, si dhe përjashtimin nga Asambleja.