Kolë Puka denohet me burg dhe pasuria milionshe

Kolë Puka denohet me burg dhe pasuria milionshe

14.12.2017 14:32:32
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim dhe konfiskimin e pasurisë me vlerë mbi një milion euro për ish-gjyqtarin Kolë Puka.

Sipas njoftimi të kësaj Gjykate ai është akuzuar për veprat penale “Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore” , “Keqpërdoimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i pastrimit të terrorizmit”.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Të akuzuarit K.P., i vërtetohet dënimi më burgim dhe konfiskimi i pasurisë më vlerë mbi një milion euro

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur sipas ankesave në rastin e të akuzuarit Kolë Puka  Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 28.06.2017, në pjesën më të madhe të tij është vërtetuar.

Kështu, për veprat penale: “ Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore”, nga neni 432 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar,” nga neni 422 i këtij kodi, si dhe veprën penale “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i pastrimit të terrorizmit”, i akuzuari është dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000(tremijë)euro gjobë.

Atij i është ndaluar ushtrimit i  funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit, në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë  e përfituara nga  kryerja e veprës penale më vlerë mbi një milion euro ( 1.000.000.00 ) dhe atë, një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria  (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin, të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308m2, , patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171m2, ,  një lokal afarist në Klinë, një automjeti “Audi A6”, si dhe mjetet financiare nga shtija e dy lokaleve afariste.