Kolona të gjata në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Merdar deri në tri orë pritje

18.07.2018 21:14:28

Kolonat e automjeteve që po presin për të hyrë në Kosovë në pikëkalimet kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të gjatë, kurse pritjet me të gjatë vazhdojnë të jenë në Merdar, ku pritjet janë deri në tri orë, për të hyrë në Kosovë.

Sipas informacioneve të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikëkalimet kufitare të Kosovës, pritjet më të mëdha po regjistrohen në pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Pritje të gjata, deri në tri orë, janë regjistruar edhe pasditen e sotme në pikën kufitare në Merdar, në hyrje nga Serbia, raporton Telegrafi.

Ndërsa, pritje me të gjata ka në dalje të Kosovës, deri në një orë, janë regjistruar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Muçibabë.

Në pikë-kalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë dhe me Shqipërinë nuk ka pritje të gjatë në hyrje-dalje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përshpejtimin e procedurave në vendkalimet Merdar dhe te Dheu i Bardhë, për lehtësimin e procedurave dhe eliminimin e pritjeve të paarsyeshme të bashkatdhetarëve në kufi.