Kolona të gjata në pikën kufitare me Shqipërinë, kosovarët nuk i ndahen detit

23.08.2020 10:09:11

Mëngjesin e kësaj të diele janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit.


Shkaku i trafikut mësohet të jetë bërë rrezja e ngushtë e hyrjes në Urën e Drinit të Zi.

Fluksi më i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë –Kukës, ku një pjesë e madhe janë pushues nga Kosova.

Përmendim se një problematikë e tillë u shënua disa ditë më parë në pikën doganore të Kakavijës ku radha e automjeteve kishte arritur 25km.