Kolona të gjata për dorëzimin e mjedrave në pikën grumbulluese në Peran

08.09.2016 20:18:36

Në pikën grumbulluese në Peran të Podujevës, janë shkaktuar kolona të gjata nga shitësit e mjedrave të cilët sonte janë duke i dorëzuar.

Pasi që ditëve të fundit ka pas reshje të shiut, shitësit e kanë pasur të pamundur vjeljen e tyre.

Në këtë pikë grumbulluese e cila pothuajse është një ndër më të mëdhatë në rajon kanë ardhur tregtar nga të gjitha fshatrat e Podujevës dhe janë duke pritur të bëjnë dorëzimin.

Si pasojë e motit të lig 30% e vjeljes nuk ka qenë e mundur të realizohet.