Kolonel, Ahmet Krasniqi, t’ u bëftë dritë dheu në Velani!

22.09.2018 02:39:34

E premte, 21 shator, 2018,  rrugët e kryeqytetit të Kosovës  dukeshin në pikëllim. Qytetarët këtë ditë sikur e kishin humbur buzëqeshjen, më bëhej se lexoja në fytyrat e tyre, humbjen…Ata  kishin pritur që ti Kolonel të vije i gjallë, të vije këmbë, e si fitimtarë  të festoje nëpër rrugët e Prishtinës. Qytetarët e Kosovës  dukeshin të pikëlluar. Dikush buzëqeshjen tonë paska rrëmbyer atë natë shtatori në Tiranë…

Nga Lejla Hoti

Njëzëtvjet më parë buzëmbremjes Kolonel  pabësia paska rënë mbi ty.

Eu Kolonel,  qysh nuk tu kujtua, qysh nuk të shkojë njëherë ndermend që ata që shtirën si miq dhe bëjnë të kundërten,  janë me të errtë se nata, janë më të këqinjë se armiqtë.

Përkulemi edhe sot e gjithë jetën para veprës tënde, dhe bëso Kolonel, dëshpërimin që sot pashë në fytyrën tënde nuk ishtë dëshpërim që të përkiste  vetëm Ty….

Të dëshpëruar ishim të gjithë, të mashtruar  e të vrarë ndjeheshim të gjithë pranë teje.

Plumbat që ranë në ty atë natë shtatori, në Tiranë ranë edhe mbi ne. Ata plumba të gjithëve na vranë.

Kortezhi yt i ishte drejtuar Velanisë…

Çdo dritare e kryeqytetit nëpër të cilin kaloje Ti më bëhej se ndante pikëllim më ne qe vinim pas teje.  Po ecnim këmba-këmbës, të gjithë në heshtje, pse të gënjej, më qante shpirti, here-here tradhëtonte edhe syri, lëshontë lotin e valë.

Kolonel ti nuk e pate merituar këtë ,,shpërblim,, këtë e dinim të gjithë, dhe të gjithë ecnim e lutëshim pët Ty, ndoshta  disa edhe donin ashtu të të shihnin të rënë, sepse pata dëgjuar  se i frikësohëshin trimërisë e durimit  tënd.

Ata e lakmonin trimerinë tënde , Kolonel.

E këqe qenka frika  e lakmia, Kolonël…. Ti këtë e dije, por sikur nuk doje ta besoje,  që ata do drejtonin pushkë në Ty. Sepse ti i pate porosit ti ruanin plumbat vetem për armikun….

Kortezhi yt kalonte ngadalë rrugëve të kryeqytetit, me bëhej se ngadalësonte, më dukej se qytetarët ngadalësonin ecjen, dhe sigurisht  po të pyteshin ata, s do mbërrinin kurrë tëk ato varreza, ku duhej të të lëshonim Ty. Ata ecnin ngadalë sikur donin të të mbanin edhe pakë, mbi dhe e nën qiell,  si dritë.  Më dukej se të gjithë që ecnim si të vrarë, pas teje kërkonin guxim , nga guxim yt Kolonel, sikur donin të mirrnin edhe ndonjë fjalë nga Ti, sikur donin të merrnin edhe ndonje amanet, nga Ti.

Dikush nga miqët e tu përdori shprehjen tënde  më të cilën shpesh filloje fjalimet para ushtarëve: ,, Ka ardhur koha,,

,,Ka ardhur koha,,

A thua vërtet ka ardhur koha qe të zbardhet  e vërteta e vrasjes tënde, Kolonel?

A thua vërtet kolonël ka ardhur koha që të zbardhen vrasjet në luftë dhe në paqe?

Lutemi që të gjithë që kjo kohë të vijë… dhe kriminëlet, të pabeset ta marrin denimin e merituar.

Kolonel  lutemi edhe për ty!

Kolonel, pusho i qetë në VELANI, Ti e bëre detyrën tënde…Dheu që ra mbi Ty tu bëftë dritë!

Ti nuk kurseve asgjë për LIRI. Beso Kolonël, që m’u duke më i gjallë se sa shumë  të gjallë që vinin pas teje këtë ditë..

E  Shohë sot fytyrën tënde të dëshpëruar, po të kuptoj, Ti nuk deshe të vijë i vrarë në KOSOVËN TËNDE  për të cilën nuk kurseve asgjë.

Ti ënderroje që këto rrugë të kryeqytetit, nëpër të cilat po kalon kortezhi ti shkelje më këmbë, të shkelje i lirë. Ti deshe që ti gëzoheshe lirisë se KOSOVËS,  Po ja  Kolonel dora e pabësisë qenka e rëndë. Ta rrëmbeu gëzimin…

Dora e pabesisë qenka më e errët se nata, ma e trishtueshme se trishtimi. E Shohë pikëllimin tënd, Kolonel dhe kë të drejtë,  e rëndë është e rënë, të të vrasin natën e të të qajnë ditën. Por do të vijë koha të cilën ti e kërkoje, do të vijë, populli nuk harron të mirën as të keqen, ti këtë e di, Kolonel…