Komandant Hisen Berisha: Populli ishte aty krah me djemtë e vajzat e luftës, në mbeshtetje të gjithmbarshme!

01.08.2016 09:38:30

Hisen I. Berisha, një nga komandatët e njohur që bashkë me komandatë dhe luftëtarë të tjerë e planifikuan, e organizuan dhe e realizuan betejën e njohur të Koshares, ka reaguar ndaj Ilir Kullës, i cili pat thënë se po të mos ishte NATO, shqiptarët e Kosovës do të iknin në Shqipëri. Në postimin e tij në facebook, z. Berisha ka sqaruar se lufta ishte në kodin gjenetik dhe historik të shqiptarëve, dhe atë nuk e nisën me aeroplanët e NATO-s. Më tej ai ka shtuar se luftën e kishin nisur me besimin në vizionin e lidershipit të kohës për Kosovën shtet të lirë e demokratik, të pavarur në vendimmarrjen për të ardhmen e vet. Ai, po ashtu, ka theksuar se populli ishte krah djemve e vajzave në mbështetje të plotë. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë në facebook:

“Mos me qene NATO ne Kosove, Shqipetart ikin ne Shqiperi dhe Maqedoni”
Paskësh thënë nje i Kullaj te Shqiprise. Nuk më befasoj shum pandjesia e tij brenda atyre fjalēve.
Gjatë viteve sa kam veprua ne Shqiperi kam pasë rastin të dijë për ta. Një “Kartelē mafioze” që kriminalizuan Shqipërinë. Tani Anija e kuqë socialiste i ka sjellë e mveshë edhe me pushtet. Po e defunksionalizojne shtetin sepse janë shndërrue në “Kullë krimi” mbi shtet.
Luftes nuk ia kemi nisë me Aeroplanët e NATO, por me zemrat tona, patriotizmin e detyren ndaj vendit tonë e Kodit gjenetik e historik. Kemi besu ne vizionin e Lidershipit te kohes per Kosoven shtet te lirë e demokratik. Te pa varur, e sovran ne vendimmarrje për të ardhmen e vet.
Nese pjesë e operacionalitetit në teren do të ishte edhe evakuimi i popullsisë deri në Shqiperi, Maqedoni e Mal të zi ku ka shqiptarë, atëbotë, ne Kosovë ndodhi ekzodi i dhunshem nga forcat okupuese. Përndryshe populli ishte aty krah me djemt e vejzat e luftes, në mbeshtetje te gjithmbarshme.
Mbeshtetja nderkombëtare me theks e USA DHE NATO, ishte rezultat i strategjise se klases politike te kohës. Kjo beri qe Ne te fitojme krahas nje armiku me te cilin ne aspektin tekniko-luftarak as qe krahasoheshim.
I vetmi favor yni ishte e drejta historike, politike, njerezore dhe besimi ne fitore. Po ashtu zoti e deshi se Shqiperia ( me theks Ushtria vs Ushtaraket shqiptare) atebote nuk ishte e tera mendësi e Kullajve…!”