KOMANDANTË DHE DEPUTETË TË PDK-së MË KEND JENI ME DREQIN APO ME KOSOVËN?!

30.08.2018 09:41:45

Nga Binak Maxharraj

Para 20 vitesh në Kosovë ndodhi  mrekullia e pritur me vite te tera. UÇK-ja me ndihmen e NATO-s e çliroi Kosovëns.Për hërë të parë Kosova po merrte frymë lirirshëm.Ju komandant së bashku me ushtarët e bajtët barrën kryesore te luftës.Populli  ju priti me admirim.Por,më vonë  e fliqet,e dhitë punën,e vodhet dhe e plaçkitet këtë shtet,e dhunuat deri në palcë.

Por tashti pas 20 vjtësh Kosova parap është në rrezik.Nuk është më ne rrezik nga  te huajt.Tashti Kosova është ne rrezik nga njërëzit e vetë, sepse  e kanë sulmu shumë stervina nga jashtë e besa më shumë nga brenda,nga njerëzit e vete,nga udheheqesit e vete miop dhe sadist,qe nuk shohin veç se deri te hunda e tyre.Po don me e nda,po done me e saktu Kosoven.

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi,i cili ishte edhe udhëhëqes si Partisë Tuaj sot është lidhë me derqin e te birin,me mikun e armikun për te nda Kosovën,për me ba ndrrim te teritorit,pa e pas lejen dhe te drejten te negocoj asgjë kur është ne pyetje sovraniteti teritoial  vendit.Ky njeri është përfshinjë ne trekëndeshin e djallit Athinë-Beogra-Moskë,qellimi i te cileve është ndarja e Kosovës.Dhe ky  njeri nuk dine te ndalur,bile ka shku edhe me larg sa qe është lidhe edhe me Sorosin miliarder nga SHBA pro serb dhe prorus dhe ia kane nu syrin me e shkaterru Kosovën,me e këthy ate  edhe njehere nga lindja,nga sllavet.

I madh e i vogël është kundër kësaj,është kunder edhe krejte populli,opozita,shoqeria civile por edhe nje pjese e pozites,sepse Kosova është unike dhe nuk ndahet,kete po e përkhrahin edhe miqet tane,pos armiqëve tanë,pos  Prisidenti Hashim Thaçi i cili thellë ne kete pune është futë ne taborrin e arëmiqeve.Dhe nuk po ndalët.Për te mirë te Kosoves ky njeri duhet të ndalet.Duhet te ndalet më çdo kusht me mjete instutucionale dhe jo instutucionale për ta shpetu edhe njehërë Kosovën.Heren e pare Kosoven e shpetuan nga kethetra slave miqet tane ne krye me Ameriken,por kësaj radhe na duhet ta shpetojmë vehten,sepse askush nuk ka faje se ku po done me e katandis Kosoven ky njeri.

Është e pa kuptueshme se ku jeni ju Komandat te luftës a jeni kësajde,a jeni ne tokë të bukës,pse nuk po u ndegjohet zeri i arsyes,pse nuk po e kundështoni haptas dhe publikisht njeriun e Juaj Presidentin Hashim Thaçin i cili po done me shti edhe nje here ne telashe Kosovën,po don me e pru punën qe ne Kosovë edhe njehrë te derdhet gjaku.Dijeni nuk ka më se kush ju ndihmonë nga jashtë.Miqet tanë do te thonin, e bajshit me shnet vete e keni pru punen deri ketu.Pse nuk qoheni haptas ju Komandat te kundërshtoni coptimin e Kosoves,apo edhe ju jeni pajtuar me qendrimin e tij,sepse ndoshta Kosoven e keni ba tingllim për 20 vite duke e vjedhë sa qe nuk keni nevojë më për te.Ku ka mbete ai patriotizim I dikurshem dashuria për atedhe dhe heroizmi  i juaj I luftës.Kosova nuk mbrohet vetem njeherë por çdo here kur ka nevojë.Kjo është krejtesishtë e pa kuptueshme deri dje luftuat e sot nuk i delni zot kur ate po done ta coptojnë bash ata nga Partia e Juaj.

Por,gjithashtu është e pakuptueshme se si,pos komandanteve te cilet nuk po reagojn fare qe Kosoven po done me e coptu ,nuk reagojne as  deputete e PDK-së,edhe këta sikur jane pajtu me shefin e dikurshem te tyre qe Kosova te coptohet,te ndahet,copa copa ti jiper djallit.Deputetet e PDK nuk kane te drejtë te heshtin,nuk e kane mandatin e popullit qe te lejojnë qe Kosova te ndahet apo te shkembehet me ndonje teritor tjeter te huaj.Ku eshte patriotizmi i juaj deputet te PDK-se për ta mbrojte Kosovën e cila ështe ne rrezik bash nga njeri i Partisë Tuaj.Pse nuk i thuani hapas këtij njeriu se duhet ndalë,sepse me fatin e Kosovës nuk ka të drejte te luaj askush,apo ua ka qorru zoti syt,apo nuk guxoni te ndihëni nga diktatori i Juaj,nga njeriu qe nuk ka dhimtë për Kosovën.Nese nuk veproni ju komandat dhe ju deputet të PDK-se q eta ndalni Shefin e Juaj qe po done me coptu Kosovën mallkimi I histories do te bie mbi ju dhe mbi fëmijët e Juaj.