Komandantët e luftës sërish bashkë në koalicion

17.05.2017 12:45:57
Në orët e vona të mbrëmjes të së martës PDK-AAK-Nisma, nënshkruan koalicion parazgjedhor duke bërë që kandidat për kryeministër të jetë Ramush Haradinajt.

Por, shumë qytetarë mbetën të habitur, e disa prej tyre dolën kundër këtij koalicioni dhe duke kërkuar personin që i bëri bashkë ish-komandantët e luftës së UÇK-së.

Tribuna Channel në burime brenda këtij koalicioni merr vesh se njeriu që i bindi liderët e partive të lidhin koalicionin, ishte edhe biznesmeni i njohur kosovaro-gjerman Hektor Beqiri.

Televizioni ka tentuar të marrë një sqarim tek partitë në koalicion, por ata nuk kanë dashur të japin sqarime shtesë në lidhje me këtë. Ata nuk e kanë mohuar që Beqiri ka qenë kontribuues në këtë koalicion.

Ai shihet të ketë afërsi edhe me presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçit, duke kuptuar se biznesmeni Beqiri ka kontribuar në këtë koalicion