Komandanti i FSK-së në konferencën më të madhe ushtarake në ShBA

05.10.2016 17:26:40

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, po merr pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në kryeqytetin amerikan, Washington DC.

Konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjatur nga data 1 deri më datën 5 tetor.

Rama gjatë vizitës në ShBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar edhe nga gjeneral majori Thimoty Orr, sipas njoftimit.

Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kolonelin Ilir Qeriqi-drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri dhe majorin Berat Shala-oficer në kabinetin e tij, në kuadër të konferencës, vizituan edhe panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse.