Komentuesit tallen me Ramën, Kryeministri: Ky humori quhet “kaps”

19.12.2016 15:31:11

Kryeministri, Edi Rama ndërsa pretendon se pas 25 vitesh qeveria e tij po i jep fund problemit të pronave në vend, ka marrë një lumë kritikash në rrjetet sociale. Disa prej tyre, Rama u ka kthyer personalisht dhe përgjigje përmes Facebook-ut.Fillimisht, ai i përgjigjet një komentuesi që e akuzon për reforma fasadë, duke i kujtuar legalizimet që në fakt nuk është se kanë të bëjnë aspak me reformën e pronave.

Madje, një komentues tjetër i thotë se certifikata që vazhdimisht Kryeministri dorëzon në qytete dhe fshatra të ndryshe nuk ka asnjë vlerë.

Ndërsa, një tjetër komentuese i kujton se me reformën e tij Rama po i jep tokën atij që e ka “pushtuar” dhe jo pronarit të vërtetë.

Capture

Shkelzen Gj. Jeni pak qeveri fasade ju!

Edi Rama Ke te drejte, reforma e prones fasade eshte edhe afro 100 mije legalizime fasade jane, qe mos flas per shume te tjerat qe nuk diskutohet qe jane fasade😀

Evanthia S. Ne vitin 1946 toka i takonte atij qe e punonte ne 2016 trualli i takoon atij qe e pushton.flm

Edi Rama · Jo Evanthia, nuk ka me as pushtime as ndertime pa leje por natyrisht gjysma e popullit qe u la rrugeve dhe nuk u ndalua te beje c’te doje, nuk mund te shkulet me nga aty ku ngriti shtepine dhe normale fare qe do marre ate qe tanime i takon, patjeter!

Edis Z. · Kur do behet ky proces serioz…ime me ka mbi 5 vjet qe vetem ben gjyqe per dok ordinere,vazhdimisht e njejta situate,per prona te sigurta flasim,me dok super te rregullt…

Edi Rama · Ky proces eshte bere shume serioz tanime, shko tek Agjencia ne fjale shikoje vete po nuk besove

Aurel Xh. Ti gëzoni raftet e pronës,më falni reformat e pronës!

Edi Rama · Faleminderit Aurel, uroj ta gezosh Vitin e Ri dhe te te sjelle edhe pak me shume humor se ky humori yt ketu quhet “kaps”.

Altin Gj. Nuk quhet legalizim kur jep nje qertifikat pa pik vlere as banka nuk e pranojn si koloteral..ke pa gjetk ne europ te kesh shtepi me qertifikat pronsije dhe trualli esht shtet..ti duhet ti legalizoje fiks siç ka ber cdo vend I BE ti legalizoje te gjith vet’deklarimet pa perjashtim ata qe s’prekin interesat publike kuptohet..

Edi Rama · Qertifikatat e legalizimeve vlejne per hipoteken dhe jane megjithe truall!