Komesari pë Zgjerim, Johanes Hahn, në viztën që i bëri Bosnjes, gjegjësisht në samitin e Sarajevës, ku morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ishte pjesmarrëse edhe Kosova, vlerësoi se situata në Ballkan është ende e brishtë.
shtë anëtarësimi në BE. Ne nuk përqëndrohemi në data se kur do të bëhet anëtarësimi, por në vetë procesin që, varësisht nga realizimi i tyre, mund të pritet anëtarësimi i vendit në BE” shtoi komisioneri Hahn.
Tutje ai theksoi se njerëzit duhet bindur se anëtarësimi në BE nuk është ngarkesë apo problem, por është në dobi të tyre.
Vendet, të cilat pretendojnë anëtarësimin në BE duhet të plotësojnë kushtet për anëtarësim, si psh. funskionimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit etj.
Komisioneri Hahn theksoi po ashtu se ndikimi rus në rajon është evident, kur është fjala në çështjet e zhvillimeve gjeostrategjike në rajon.
Lidhur me këtë ai përmendi situatën në Mal të ZI, sidomos rreth pranimit të këtij shteti në NATO, gjë që nuk pritet mirë nga Rusia, e cila po përpiqet të krijojë probleme, por që nuk do të ketë ndikim, ngase BE do të përkushtohet më shumë në zhvillimin e rajonit, me investime të shumta kapitale në më shumë 70 për qind.





































